Bayerni nga Munihu kthehet me tri pikë të mëdha nga stadiumi "Veltins Arena" në Gelsenkirchen. Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Schalke 04, në kuadër të javës së 18-të në Bundesliga I.
Bavarezët thellojnë edhe më shumë epërsinë në kreun e tabelës. Thomas Muller në minutën e 33-të e 88-tën, Robert Lewandowski në atë të 54-tën dhe David Alaba (90'), shënuan për Bayernin.
Bayerni kryeson me 42 pikë, ka 7 më shumë se Leipzig, ndërsa Schalke është në fund me 7 pikë.
Lewandowski kryeson listën e shënuesve me 23 gola, ka 9 më shumë se Haaland i Dortmundit dhe Silva i Eintrachtit.