Çuditet Shkupi, nuk e dinë arsyen përse Skenderovski nuk i ftoi Agushin dhe Leveskin!

Futboll

Çuditet Shkupi, nuk e dinë arsyen përse Skenderovski nuk i ftoi Agushin dhe Leveskin!

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:17
Çuditet Shkupi, nuk e dinë arsyen përse Skenderovski nuk i ftoi Agushin dhe Leveskin!

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në Futsal, Vasko Skenderovski ka publikuar listën me lojtarë për ndeshjet kualifikuese kundër Bosnje e Hercegovinës dhe Rumanisë në kuadër të ciklit për kualifikim në Kampionatin Europian.

Për transfertën në Zenicë kundër Bosnje e Hercegovinës, që në program është me datë 28 janar dhe duelit në Shkup, që do e zhvillojmë me datë 3 shkurt, seleksionuesi Skenderovski ka ftuar plotë 19 lojtarë, në mesin e të cilëve edhe 5 lojtarë nga ekipi kampion i Futsal Shkupit.

Megjithatë sipas drejtuesve të skuadrës nga Çairi, Skenderovski të paktën kishte mundur të ftojë edhe disa lojtarë tjerë, përfshirë këtu edhe dy nga lojtarët me më shumë paraqitje me ekipin përfaqësues të futsalit, Zoran Leveski dhe Ferid Agushi.

“Respektojmë vendimin e seleksionuesit, mirëpo sinqerisht nga ekipi ynë do kishte mundur që të ftonte së paku edhe disa lojtarë tjerë, e ku patjetër duhet të përmendim dy emra të rëndësishëm, Zoran Leveski dhe Ferid Agushi, që në të kaluarën kanë dhënë shumë për ekipin kombëtarë. Nuk e dimë ku qëndron arsyeja, kur që të dy ende luajnë në nivele të larta, përfshirë këtu edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve” – thonë nga tabori i Futsal Shkupit.

Zoran Leveski është një ndër lojtarët me më shumë paraqitje te përfaqësuesja e Maqedonisë, gjithsej 138, derisa Ferid Agushi numëron plotë 90 ndeshje me ekipin përfaqësues të futsalit.

Ndryshe nga ekipi i Futsal Shkupit për dy ndeshjet kualifikyese janë ftuar Erkan Seferi, Dragan Petroviç, Aleksandar Gligorov, Rexhep Sulejmani dhe portieri, Ivan Stojanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat