Kush janë futbollistët më të urryer?

Futboll

Kush janë futbollistët më të urryer?

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:44
Kush janë futbollistët më të urryer?

Shpesh herë ka shumë diskutime se kush janë futbollistët më të urryer.

Emra si Pepe, Cristiano Ronaldo, Dani Alves apo Felipe Melo janë ndër më të votuarit në sondazhe, por ka dhe nga ata që e pranojnë vetë këtë fakt.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës, Jordi Alba. Në një intervistë live për “El Dia Despes”, spanjolli shkakton ilaritet në transmetim falë deklaratës së tij të papritur. “Unë mendoj se jam një nga lojtarët më të urryer në futboll”, deklaron ai.

Një fjali që mund të mos pëlqehet shumë nga tifozët katalanas, por që aprovohet padyshim nga ata madrilenë.

Kujtojmë që Alba është transferuar te Barcelona në vitin 2012 nga Valencia dhe që nga ajo kohë ai numëron 241 ndeshje në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar dhe 11 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat