Boca Juniors kërkon të nënshkruaj me Diego Costan

Futboll

Boca Juniors kërkon të nënshkruaj me Diego Costan

Më: 29 janar 2021 Në ora: 21:41
Diego Costa

Boca Junior kërkon të përforcojë sulmin. Një nga emrat që është në listën e drejtuesve të klubi argjentinas, është Diego Costa.

Sulmuesi aktualisht është pa kontratë që kur u largua nga Atletico Madrid në fillim të dhjetorit, për arsye personale.

Sipas “Marca-s”, Costa është futbollisti që kryeson listën e preferencave të drejtuesve të Boca-s, pasi nuk do të kishin nevojë të paguanin asnjë qindarkë për të. Mirëpo, paga e lartë e lojtarit mund t’i krijojë probleme klubit argjentinas.

Gjithashtu në listë janë edhe emrat si Alexandre Pato dhe Daniel Sturridge.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat