E thërrasin Napoleoni, një trajner nga Amerika e Jugut për Realin?

Futboll

E thërrasin Napoleoni, një trajner nga Amerika e Jugut për Realin?

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:19
Marcelo Gallardo

Humbje ndaj Levantes i ka shtuar zërat e mundshëm në Spanjë për largimin e Zinedine Zidane. Reali i Madridit ndodhet në vendin e dytë me 40 pikë , 7 pikë larg Atlektikos Madrid dhe që ka dy ndeshje më pak se ekipi i Zidan.

Përveç pistës së afrimit të Allegrit, trajnerit italian, që cilësohet si preferencë e presidentit Perez, një tjetër emër ka dalë në skenë. Ai vjen nga Amerika Latine.

Marcelo Gallardo mund të shihet si njeriu që do të marrë drejtimin e gjigantëve spanjollë. Ai është aktualisht trajneri i River Plate.

Kjo vjen në mes të spekulimeve që Zizu mund të jetë jashtë planeve të Realit në fund të sezonit. Gallardo mbushi 45 vjeç javën e kaluar. Ai i ka kaluar gjashtë vite e gjysmë në Buenos Aires me River Plate. Këto ditë në futbollin evropian është shumë e vështirë të gjesh trajnerë të cilët kanë kaluar një kohë të ngjashme me të njëjtin klub.

Në Amerikën e Jugut është mëse e besueshme. Dy vjet zakonisht konsiderohet një periudhë maratonë. Të qëndrosh në krye të një klubi të madh për gati shtatë vjet dhe llogaritja është një arritje e jashtëzakonshme - dëshmi se, në një ambient gjithnjë e në ndryshim ku lojtarët shiten gjithmonë, trajneri ka arritur ta mbajë ekipin e tij konkurrues.

Dhe në rastin e Gallardo, ai e ka mbajtur River Plate si konkurrues dhe tërheqës. Lojtarët kanë ndryshuar, sistemet taktike kanë ndryshuar - Gallardo ka një numër formacionesh të ndryshme në mëngë - por qasja e përgjithshme ka qenë e vazhdueshme. Skuadra e tij është e bazuar në posedim, duke lëvizur mirë  me topin dhe duke kërkuar të avancojë drejt  mbrojtjes kundërshtare.

Imazhi prej fëmijë e Gallardos bënë që ta thërrisnin “Kukull” kur nisi të luante. Ai ka qenë lojtar i Monakos në Francë ku fitoi kampionatin, si dhe më pas u në pjesë e PSG. Që nga atëherë tani ka një tjetër pseudonim: Napoleoni. Që vjen për shkak të talentit të tij për strategjitë e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat