Aro Muriq pritet të jetë vetëm zëvendësues

Futboll

Aro Muriq pritet të jetë vetëm zëvendësues

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:32
Aro Muriq pritet të jetë vetëm zëvendësues

Arijanet Muriq gjatë ditës së djeshme, në kuadër të afatit kalimtar dimëror, ndryshoi ambient.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës u largua nga Girona dhe iu bashkua në huazim klubit holandez, Willem II.

Klubi holandez vendosi ta huazojë Muriqin pasi portieri i parë, Robbin Ruiter është i lënduar.

Si te Girona, Muriq pritet të jetë zëvendësues edhe te Willem II.

Kështu të paktën ka thënë drejtori sportiv i Willem II, Jors Mathijsen.

“Për shkak të mungesës së Ruiter, kjo ishte arsyeja pse ne duhej t’i përgjigjeshim situatës që ishte krijuar dhe morëm Aron me qira deri në fund të këtij sezoni”, tha ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat