Genoa – Napoli, formacionet zyrtare

Futboll

Genoa – Napoli, formacionet zyrtare

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Genoa do të ndeshet me Napolin në kaudër të xhiros së 21-të të Serie A.

Napoli do të hyjë në këtë ndeshje me disa mungesa, pasi Kalidou Koulibaly dhe Faouzi Ghoulam kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Pas lajmit se futbollistët ishin pozitivë, frika më e madhe ishte shpërthimi i virusit në kampin stërvitor, ku u bënë testime të menjëhershme të të gjithë lojtarëve, por që Napoli pastaj tregoi se të gjitha testimet kishin rezultuar negative dhe ndeshja do zhvillohej sigurt.

Napoli qëndron në vendin e pestë me 37 pikë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë me Juventusin. Në anën tjetër Genoa qëndron në pozitën e 14-të me 21 pikë total dhe gjithsej gjashtë pikë larg nga zona e rrezikut.

Napoli ka regjistruar tre fitore dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Genoa, tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Fabian Ruiz është rikthyer në skuadër pas gati tre javë mungesë shkaku i COVID-19.

Formacionet zyrtare të klubeve

SSC Napoli: Ospina, Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Mario Rui, Demme, Elmas, Politano, Zielinski, Lozano, Petagna

Genoa: Perin, Goldaniga, Radovanovic, Criscito, Zappacosta, Strootman, Badelj, Zajc, Czyborra, Pandev, Destro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat