Gabon Atletico, barazon me Celtan në Wanda Metropolitano

Futboll

Gabon Atletico, barazon me Celtan në Wanda Metropolitano

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Dy golat e Luis Suarez nuk i kanë mjaftuar Atleticos për të fituar sonte në Wanda Metropolitano, pasi që Celta Vigo e ka barazuar rezultatin. Megjithatë, Atletico prapë nuk e ka humbur kreun e La Ligës por tani ka 8 pikë më shumë se Barcelona që është në vendin e dytë

Luis Suarez ka vazhduar me shënimin e golave për Atleticon ku sonte ka shënuar dy të tillë por që nuk i ka mjaftuar për ta fituar ndeshjen.

Megjithatë, Atletico vazhdon të jetë tetë pikë para Barcelonës, e cila është në vendin e dytë të La Ligës.

Celta e filloi shumë më mirë ndeshjen derisa shënoi në minutën e 13-të te ndeshjes ku realizator ishte Mina.

U desh minuta e 45-të që Luis Suarez të shënonte golin e barazimit dhe në pushime skuadrat të shkonin me rezultat 1-1.

Në pjesën e dytë Atletico e nisi më mirë dhe erdhi të goli i epërsisë në minutën e 50-të.

Përsëri ishte El Pistolero që shënoi gol për Atleticon.

Por, pas golit të Suarez, Celta vazhdimisht tentoi që ta barazojë rezultatin por këtë e arriti tek në minutën e 89-të me anë të Ferreyra.

Ky barazim e lënë në vendin e parë Atleticon ku do të këtë 8 pikë më shumë se Barcelona në vendin e dytë.

Megjithatë, Atletico ka edhe një ndeshje të pazhvilluar dhe në rast fitoreje do të këtë 11 pikë më shumë se vendi i dytë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat