Trincao i bën vetes një super Lambo, ja sa e bleu

Futboll

Trincao i bën vetes një super Lambo, ja sa e bleu

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:08
Trincao i bën vetes një super Lambo, ja sa e bleu

Francisco Trincao ka arsye për të festuar pasi i dhuroi Barcelonës triumfin ndaj Betis, kur shënoi golin e tij të parë dhe vendimtarin (3-2).

Futbollisti portugez e shpërbleu veten me një Lamborghini Huracan EVO me vlerë mbi 250,000 euro dhe me 640 kuajfuqi.

Ish-lojtari i Bragës pozoi për një foto me makinën e tij në faqen e Instagram të JM Automocion.

Makina e re e Trincao mund të shkojë nga zero në 100 km/ orë për nën tre sekonda dhe është një model shumë ekskluziv, me vetëm nëntë të shitura në të gjithë Spanjën vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat