FSHF ndryshon oraret e dy ndeshjeve të javës së 19-të!

Futboll

FSHF ndryshon oraret e dy ndeshjeve të javës së 19-të!

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:47
FSHF ndryshon oraret e dy ndeshjeve të javës së 19-të!

Rregullat e reja të vendosura anti COVID-19 të vendosura nga Komiteti Teknik Shkencor që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve deri në orën 20:00 kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të ndryshojë disa nga oraret në kalendarin e javës së 19-të të Kategorisë Superiore që do të luhet këtë fundjavë.

Kështu sfida që do të hapë këtë raund mes Teutës dhe Skënderbeut që ishte në program të premten në orën 18:00 do të luhet në orën 16:00. Edhe sfida e së shtunës në program me drita ajo mes Vllaznisë dhe Apolonisë nga ora 17:00 që ishte në program është spostuar për orën 14:00. Nuk ka ndryshime ndërkohë në programin e tre sfidave të tjera.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19
E premte, më 12 shkurt 2021

Ora 16:00 | Teuta-Skënderbeu

E shtunë, më 13 shkurt 2021
Ora 14:00 | Tirana-Kukësi
Ora 14:00 | Bylis-Laçi
Ora 14:00 | Kastrioti-Partizani
Ora 14:00 | Vllaznia-Apolonia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat