Arsenali me mungesa

Futboll

Arsenali me mungesa

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:46
Arsenali me mungesa

Arsenali do të përballet të dielën me Leeds Unitedin, në kuadër të javës së 24-të kampionale në Premierligë.

“Topçinjtë” kërkojnë të rikthehen të fitorja pasi në tri ndeshjet e fundit kanë një barazim dhe dy disfata.

Trajneri i “Gunners” do të përballet me dy mungesa të rëndësishme në këtë duel.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, bëhet e ditur se Kieran Tierney dhe Thomas Partey nuk do të jenë të grumbulluar me skuadrën.

“Thomas pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas dhe do mungojë kundër Leeds United. Kieran është duke u shëruar nga lëndimi në këmbë dhe synon të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme”, shkroi klubi londinez.

Mirëpo, lajmi i mirë është se David Luiz dhe Leno do të rikthehen për Arsenalin pasi ishin të suspenduar shkaku i kartonëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat