Boga ka mundur të largohet verën e vitit të kaluar

Futboll

Boga ka mundur të largohet verën e vitit të kaluar

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 12:10
Boga ka mundur të largohet verën e vitit të kaluar

Jeremie Boga ka shpërthyer edicionin e kaluar në Serie A duke bërë ndeshje të mëdha, kryesisht ndaj ekipeve ‘big’ në Itali.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë iu bashkua Sassulos për vetëm tre milionë euro në vitin 2018, ndërsa vlera e tij tani sillet rreth 30 milionë, transmeton Telegrafi.

24-vjeçari edhe këtë edicion ka shfaqur paraqitje të mira dhe mediat italiane kanë raportuar se ai mbetet nën orbitën e ekipeve të mëdha nga Serie A.

Mediumi italian Calciomercato ka shkruar se janë pesë skuadra të mëdha në garë për transferimin e sulmuesit anësorë.

Juventus,Roma, Milan, Napoli dhe Atalanta janë ekipet që kanë shprehur interesim për lojtarin.

Boga ka mundur të largohet verën e vitit të kaluar nga Sassuolo, pasi kishte oferta, por asnjëra nuk i përmbushte kërkesat e klubit që sillen rreth 30 milionë euro.

Klubet e mëdha kanë hezituar të shpenzojnë shumë dhe kësisoj në verën e këtij viti pritet një garë e ashpër për t’i siguruar shërbimet e anësorit këmbëshpejtë

Ish-lojtari i Chelsea, Rennes dhe Granada, në 16 paraqitje këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat