Kane nuk është i pashitshëm

Futboll

Kane nuk është i pashitshëm

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:12
Kane nuk është i pashitshëm

Përvojës së Harry Kane te Tottenhami mund t’i ketë ardhur fundi. Sulmuesin 27-vjeçar e kërkojnë klubet më të mëdha në Europë, ndër të cilët spikatin dy skuadrat e Manchesterit, United dhe City.

Presidenti i Spurs-ave, Daniel Levy, sikurse raporton “Daily Mail”, ka fiksuar çmimin për sulmuesin anglez, të cilin e vlerëson 150 milionë stërlina (afërsisht 173 milionë euro).

Nëse diskutimi do të bëhej më shumë se një vit më parë sigurisht që mund të kishte klube me emër që do ta paguanin këtë shifër, pas pandemisë së Koronavirusit konsiderohet absurde të shpenzosh një shumë të tillë për një sulmues, qoftë ai ndër më të mirët në qarkullim.

Më shumë se vlera e vendosur nga presidenti Levy për kartonin e Kane kanë paguar PSG për Neymarin (222 milionë euro) dhe Mbappenë (180 milionë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat