Arteta shpjegon hapat e nevojshëm për blerjen përfundimtare

Futboll

Arteta shpjegon hapat e nevojshëm për blerjen përfundimtare

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:33
Arteta shpjegon hapat e nevojshëm për blerjen përfundimtare

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shpjeguar hapat e nevojshëm të cilët i nevojiten atyre për blerjen e Martin Odegaard.

Odegaard u transferua në afatin kalimtar të janarit nga Real Madridi në formë huazimi por me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Norvegjezi shkëlqeu sezonin e kaluar me Real Sociedad duke u bërë protagonisti kryesor në skuadër.

"Ne kemi Martinin edhe disa muaj nga Reali dhe fillimisht duhet ta shfrytëzojmë kohen e tij këtu dhe kualitetet e tij në skuadër", tha ai.

"Në fund të sezonit do të ulemi bashkë dhe do vendosim se si mund të shkojmë përpara. Për momentin kjo nuk varet nga ne", tha Arteta.

"Ka vetëm një kohë të shkurtë që ka ardhur këtu por është adaptuar shpejtë. Po merr respekt nga bashkëlojtarët çdo ditë e më shumë", përfundoi Mikel Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat