Ramos mund të jetë i gatshëm më 13 mars

Futboll

Ramos mund të jetë i gatshëm më 13 mars

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:18
Ramos mund të jetë i gatshëm më 13 mars

Kapiteni, Sergio Ramos, pritet t’i rikthehet Real Madridit në muajin e ardhshëm.

Më 6 shkurt të këtij viti, qendërmbrojtësi spanjoll pësoi lëndim në gjurin e majtë dhe pastaj u detyrua t’i nënshtrohet operacionit.

Klubi madrilen njoftoi se operacioni ka shkuar me sukses dhe periudha e rikuperimit mund të zgjasë nga 6 deri në 8 javë.

Mirëpo, “AS” shkruan se 34 vjeçari pritet t’i rikthehet Real Madridit në mesin e muajit mars.

Sipas gazetës spanjolle, Sergio Ramos mund të jetë i gatshëm më 13 mars në ndeshjen ndaj Elches në La Liga, ose më së largu më 16 mars në ndeshjen e kthimit ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat