Guardiola thotë se e admiron atë, City gati të transferojë mesfushorin anglez

Futboll

Guardiola thotë se e admiron atë, City gati të transferojë mesfushorin anglez

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:39
Mason Mount dhe Declan Rice

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka deklaruar se e admiron mesfushorin e West Ham United, Declan Rice.

Guardiola i cilësoi dyshen, Rice dhe Antonio si protagonistët kryesorë për shkëlqimin e West Hamit këtë sezon.

“Çka pashë këtë sezon për dallim nga të tjerët, ishte ritmi i tyre”, tha ai.

“Ata kanë lojtarë fantastikë si Declan Rice. Jam admirues i madh i tij dhe Antonio është gjithmonë ‘halë në sy’ me lëvizjet e tij”, përfundoi Pep Guardiola.

Tani, mediat angleze po spekulojnë se Declan Rice i cili lidhet me një transferim në Chelsea, mund të jetë prioriteti i Guardiolës për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat