Josa: Në Durrës dhamë një shkëndijë

Futboll

Josa: Në Durrës dhamë një shkëndijë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:28
Josa: Në Durrës dhamë një shkëndijë

Skuadra Kukësit luan ndaj Laçit ndeshjen e radhës dhe në prag të këtij takimi, para mediave foli trajneri Mirel Josa, që përtej vlerësimit që ka për kundërshtarin, theksoi se verilindorët luajnë për fitore.

“E vlerësojmë maksimalisht Laçin për atë që ka bërë deri më tani. Skuadra jonë dha një shkëndijë në Durrës, pavarësisht se nuk fituam. U munduam të luanim futboll të mirë si në sulm dhe në mbrojtje. Mungon Ibraimi, që është pezulluar me kartonë, pjesa tjetër është e gatshme.”

Finalizimi: “Nuk varet vetëm nga sulmuesit, por edhe nga mesfushorët, duhet të jemi më këmbëngulës në zonën e kundërshtarit. Laçi nuk luan ashpër, por luan fort futboll. Skuadra ime dua që të luajë mirë edhe kur nuk e ka topin në dispozicion.”

Vendi i tretë: “Do të mundohemi ndeshje pas ndeshjeje. Skuadra ka kapacitet, do vetëm ndryshim mentaliteti. Edhe në Durrës nuk shkuam për barazim. Në 10 minutat e fundit të dy skuadrat mund të fitonin, nuk ndodhi.”

Ibraimi: “Kur kam ardhur unë, Ibraimi nuk ka luajtur numër 10, pavarësisht se e ka në shpinë. Ka luajtur sulmues dhe është shprehur mirë aty. Për mua çdo lojtar që e ka topin në zotërim është organizator i skuadrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat