Haaland i vendos "vizën" Chelseas dhe Bayernit

Futboll

Haaland i vendos "vizën" Chelseas dhe Bayernit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:56
Haaland i vendos "vizën" Chelseas dhe Bayernit

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland nuk konsideron mundësinë të nënshkruajë me Chelsean.

“Blutë” janë një nga shumë klubet që e duan norvegjezin, vlera e të cilit është mbi 100 milionë euro.

Chelsea nuk e ka problem të paguajë vlerën e Dortmundit, por sipas Bild, Haaland nuk dëshiron të nënshkruajë me klubin londinez.

Thuhet se Haaland gjithashtu ka refuzuar t’i bashkohet edhe rivalit, Bayern Munich.

20-vjeçari kërkohet nga gjashtë klube, derisa tre prej tyre janë nga Premierliga, si Manchester United, City dhe Liverpool, derisa tri klubet e tjera janë Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Ndërsa, sa i përket Dortmund, ata e shohin yllin e Sevilla-s, Youssef En-Nesyri si alternativë e norvegjezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat