​Chelsea i gatshëm të bëjë ofertë për Donnarumman

Futboll

​Chelsea i gatshëm të bëjë ofertë për Donnarumman

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:57
Gianluigi Donnarumma

Skuadra londineze Chelsea thuhet se është e gatshme të bëjë ofertë për portierin e Milan Gianluigi Donnarumma, raporton “Libero Quotidiano”.

Kontrata aktuale e Donnarummas do të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe gjiganti i Premier Ligës Chelsea do t’i bëjë një ofertë prej 10.5 milionë eurosh për sezon.

Kjo pavarësisht se në radhët e saj ka portierin më të shtrenjtë në botë Kepa Arrizabalaga dhe Edouard Mendy.

Gardiani italian gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me transferime te skuadrat si Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat