64 gola në 37 ndeshje

Futboll

64 gola në 37 ndeshje

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:34
64 gola në 37 ndeshje

Kushëriri sulmuesit të Dortmundit, Erling Haaland, Albert Tjaland është gjithashtu një makineri golash, duke bërë të mendosh se në gjenet e familjes së tyre ka diçka të veçantë.

Ai luan në kampionatin norvegjez për ekipin e Moldes, pikërisht si kushëriri i tij i cili ka luajtur më parë aty.

Sulmuesi 20-vjeçar i Borusia Dortmund është shndërruar në një nga sulmuesit më vdekjeprurës në futbollin botëror dhe me shumë gjasa do të jetë lojtari më i kërkuar në verë.

Por mos u çudisni kur të afërmit e tij të ndjekin hapat e tij në vitet e ardhshme.

Albert Braut Tjaland është një kopje e Haland, me të njëjtat flokë bjond, shtatlartë dhe shikim vdekjeprurës, i cili ka shënuar 64 gola në 37 ndeshje për ekipin e të rinjve të Molde. Ai sapo ka mbushur 17 vjeç.

Ashtu si kushëriri i tij, Tjaland filloi karrierën te Birne, duke shënuar 40 gola në 31 ndeshje.

Më pas bëri të njëjtën lëvizje si kushëriri i tij Haland duke u bashkuar me kampionët e Norvegjisë Molde në verë.

Pas nënshkrimit për klubin, Tjaland tha për “VG”: “Unë zgjodha Molden sepse janë ekip shumë i mirë. Ata më pritën shumë mirë, u interesuan për mua dhe kishin plane të mira për mua. Unë pres me padurim të bëhem vendimtar tek Molde, i cili është një vend shumë i mirë ku mund të zhvillohem. Kam biseduar me Haland. Ai tha se ishte një vend i mirë për t’u zhvilluar, por unë e bëra zgjedhjen vetë pa u ndikuar nga ai.” Me shumë gjasa dy kushërinjtë do të rreshtohen së bashku në sulmin e Norvegjisë në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat