Nuhiu: Punuam shumë dhe rrezikuam

Futboll

Nuhiu: Punuam shumë dhe rrezikuam

Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:03
Nuhiu: Punuam shumë dhe rrezikuam

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit.

Trajneri nga Shkupi, ka lavdëruar lojtarët e tij për angazhimin në këtë takim të cilin e cilësoi si shumë të vështirë.

“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë e luftuar. Kemi pasur rastin të ndëshkojmë me kundërsulme kemi qenë më kërkues dhe kemi luftuar shumë dhe në fund u shpërblyem me fitore”.

“Goli në këto minuta sjell emocione më shumë më gëzoi fakti që realizoi Festim Alidema, pasi ka punuar shumë për këtë ditë dhe më vjen mirë që i erdhi goli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat