Çfarë shkruan FSHF për Gjimshitin?

Futboll

Çfarë shkruan FSHF për Gjimshitin?

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:32
Berat Gjimshiti

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe Atalantës, Berat Gjimshiti është vlerësuar si lojtari më i mirë në radhët e ekipit bergamask sipas uebsajtit të specializuar për statistikat “SofaScore në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e të hënës kundër Interit.

Shqiptari ka bërë një ndeshje mjaft të mirë, duke bllokuar disa herë sulmuesin e Interit, Romelu Lukakun e duke i hequr mundësinë e shënimit të golit.

Gjimshiti u hodh në fushë si titullar nga trajneri i ekipit të Atalantës, Gian Piero Gasperini, duke u zëvendësuar në minutën e 81-të.

Edhe pse skuadra e futbollistit të Kombëtares nuk ia doli të fitonte, vlen të theksohet se paraqitja e Gjimshitit ishte e shkëlqyer, duke u vlerësuar kësisoj nga “SofaScore” si lojtari i dytë më i mirë i ndeshjes, pas Milan Skriniar, i cili realizoi edhe golin e fitores për milanezët.

Vlen të theksohet fakti se mbrojtësi shqiptar ka bërë vazhdimisht paraqitje shumë të mira me klubin italian këtë sezon, duke shfaqur një qëndrueshmëri për t’u admiruar në fushë e duke marrë thuajse çdo ndeshje vlerësimet maksimale nga ekspertët e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat