Flitet se mund të transferohet në Barcelonë, Aguero thyen heshtjen

Futboll

Flitet se mund të transferohet në Barcelonë, Aguero thyen heshtjen

Më: 13 mars 2021 Në ora: 00:06
Sergio Aguero

Shumë raporte theksojnë se Sergio Aguero mund të bëjë kalimin nga Manchester City në Barcelona këtë verë.

Ishte vet sulmuesi që ka thënë fjalën e tij për këtë çështje duke hedhur një aluzion të fortë se ku mund të qëndrojë e ardhmja e tij.

Është raportuar se Aguero ka një marrëveshje zyrtare me presidentin e ri të Barcelonës, Joan Laporta për t’u bashkuar me klubin në verë kur skadon kontrata e tij me City.

Laporta dëshiron që Aguero të jetë zëvendësuesi i tij, Luis Suarez i larguar , si dhe një arsye për ta bërë Lionel Messin të qëndrojë në Barcelona. Thënë kjo, Aguero ishte i qartë me mendimet e tij mbi thashethemet e një lëvizjeje në Camp Nou.

“Ata janë të gjithë duke shkruar Barca, Barca, Barca,” tha Aguero në Twitch. “Le të presim pak, të hedhim një vështrim. Ndal. Ne jemi akoma me City.”

Deri më tani këtë sezon Aguero ka pasur një kohë të vështirë me lëndime dhe si rezultat, ka humbur vendin e tij në ekipin e Cityt nga Gabriel Jesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat