Shevchenko: Rezultatet e Milanit falë punës së Maldinit

Futboll

Shevchenko: Rezultatet e Milanit falë punës së Maldinit

Më: 14 mars 2021 Në ora: 10:45
Andriy Shevchenko

Ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, ka folur për epilogun e ndeshjes Milan-Napoli.

Milani pret Napolin në një ndeshje elektrizuese në San Siro në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Sheva dha mendimet e tij lidhur me Maldinin dhe Gattuson.

“Me kë bëj tifo? Shikoni, Milani është Milan, por jam simpatizant i asaj çfarë Rino (Gattuso) është duke bërë në rrugëtimin e tij si trajner”, tha ai.

“Ai ka bërë eksperiencë në kampionate të ndryshme dhe ka punuar shumë, nuk është ndalur dhe nuk është kthyer mbrapa, e vlerësoj për këtë”, shtoi ai.

“Në anën tjetër, Paolo Maldini po bën punë të mrekullueshme, menaxhim, shitje, stërvitje, lojtarë, ka një projekt të mirë”, tha Shevchenko.

“Nuk kam dyshim se me kalimin e kohës, rezultatet e punës së tij do të shihen. Milani po bën një kampionat të shkëlqyer dhe duhet të mbajë ambiciet e mëdha”, përfundoi Shevchenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat