Uzuni gjen sërish rrjetën

Futboll

Uzuni gjen sërish rrjetën

Më: 14 mars 2021 Në ora: 22:50
Uzuni gjen sërish rrjetën

Uzuni gjen sërish rrjetën, Ferencvaros “vret” garën për titull!

Myrto Uzuni vijon të bëjë mirë me Ferencvaros, që nga ana tjetër ka vrarë garën për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 61 pikë, 16 më tepër se ndjekësi më i afërt, Puscas Academy.

Klubi hungarez triumfoi me rezultatin 5-2 ndaj Paks, ndërsa sulmuesi beratas i kombëtares shqiptare shënoi golin e dytë me një penallti të ekzekutuar saktë në minutën e 49’ të takimit,

Ky është goli i 9 në kampionat për Myrto Uzunin, që në të gjithë kompeticionet e ka çuar 12 herë topin në rrjetë dhe do të vijë me moral të lartë në grumbullimin e kuqezinjve në javën e fundit të muajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat