Ish-trajneri i Partizanit, Lerda: Futbolli në Shqipëri jetohet me të njëjtin intensitet si në Itali

Futboll

Ish-trajneri i Partizanit, Lerda: Futbolli në Shqipëri jetohet me të njëjtin intensitet si në Itali

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:31
Ish-trajneri i Partizanit, Lerda: Futbolli në Shqipëri jetohet me të njëjtin intensitet si në Itali

Ish-trajneri i Partizanit, Franko Lerda në një intervistë të fundit, ka folur edhe mbi eksperiencën e tij në Shqipëri me të kuqtë, teksa thekson se kultura, mënyra e ndryshme e jetesës nga ajo italiane, e bënë të rritej. Ndër të tjera, Lerda shprehet se në Shqipëri, futbolli përjetohet me të njëjtin intensitet si në Itali.

Bilanci i këtyre 15 viteve si trajner? “Një bilanc në përgjithësi pozitiv dhe sigurisht shumë formues. Unë mundohem të mësoj shumë nga çdo eksperiencë, qoftë pozitive, qoftë negative. Si trajner kam njohur shumë vende dhe secila prej tyre më ka dhënë diçka të rëndësishme, pavarësisht nga sukseset”.

Është edhe eksperienca e fundit me Partizanin, me të cilën fituat Superkupën e Shqipërisë në 2019- “Patjetër që po, ajo është një eksperiencë që ndoshta më ka shërbyer edhe më shumë se të tjerat. Ishte një mundësi për t’u rritur si nga ana njerëzore, ashtu edhe nga ajo profesionale.

Nga një anë kam njohur një qytet shumë të rëndësishëm, me një kulturë dhe mënyrë jetese ndryshe nga e jona, që më ka bërë të rritem shumë. Nga ana tjetër u përballa me një realitet të ndryshëm sportiv, e me qasje unike futbollistike ndërsa gjithashtu kam qenë pjesë edhe e kualifikueseve të Champions League”.

Si përjetohej futbolli në Shqipëri? “Me të njëjtin intensitet që përjetohet në Itali. Por, ndryshe nga ne, bota shqiptare ka tendencën të jetë edhe më konservatore, kështu që ndonjëherë është e vështirë të sjellësh risi”, u shpreh Lerda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat