Groso emërohet trajner i skuadrës së njohur italiane

Futboll

Groso emërohet trajner i skuadrës së njohur italiane

Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:07
Groso emërohet trajner i skuadrës së njohur italiane

Ish-kampioni i Botës me Italinë në 2006-tën, Fabio Groso është emëruar trajner i skuadrës së Frosinones në Serinë B.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian përmes rrjeteve sociale.

“Frosinone njofton se Fabio Groso i është besuar drejtimi i ekipit të parë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Groso ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të këtij viti me mundësi vazhdimi.

43-vjeçari së fundmi ishte trajner i klubit zviceran, Sion, ndërkohë që në të kaluarën ka drejtuar edhe Juventus Primavera, Bari, Verona dhe Breshan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat