​Salihu: Kombëtarja është kompletuar, jemi gati për ndeshjet e radhës

Futboll

​Salihu: Kombëtarja është kompletuar, jemi gati për ndeshjet e radhës

Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:26
Eroll Salihu

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës Eroll Salihu me rastin e vizitës së Shefit të BE-së në Kosovë, ambasadorit Tomash Szunyog ka bërë të ditur se ekipi kombëtar tashmë është i kompletuar dhe janë të gatshëm për ndeshjet e radhës.

"Për fat të mirë, nuk e kemi pritur por të gjithë kanë qenë të vendosur që të vijnë përkundër vështirësive por edhe orari i fluturimeve, të gjithë janë këtu me përjashtime nëse ka ndonjë lëndim. Jemi të gatshëm, stafi i përgatitur, hoteli sdhe mysafirët kështu që presim një ndeshje e cila nuk ka dorën në zemër presion mdaj Lituanisë por që do të shërbejë për ndeshjen ndaj Suedisë", tha Salihu.

Më tutje ai tregoi se sot do të zhvillohet stërvitja e radhës e kombëtares pasi dje nuk u zhvillua për shkak të mungesës së disa lojtarëve

"Nuk janë anuluar terminët por për shkak të ardhjes së vonshme të lojtarëve është dashur të improvizohet.... Stërvitja do të mbahet ndoshta në stadiumet tjera për të mos e dëmtuar terrenin." tha në fund Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat