Rashford dhe Saka në “pikëpyetje” ndaj Shqipërisë

Futboll

Rashford dhe Saka në “pikëpyetje” ndaj Shqipërisë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 19:17
Rashford dhe Saka në “pikëpyetje” ndaj Shqipërisë

Marcus Rashford dhe Bukayo Saka janë ende në dyshim se a do mund të përaqiten kundër Kombëtares shqiptare në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford është në rrezik për duelin e nesërm ndaj San Marinos, teksa nuk dihet ende nëse do të mungojë edhe ndaj Shqipërisë.

Në probleme ka hasur edhe talenti i Arsenalit, Bakayo Saka që ka pësuar dëmtim dhe i cili mungoi kundër Tottenhamit dhe ndaj San Marinos nuk pritet as të grumbullohet.

Përballja ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë zhvillohet të dielën.

Kujtojmë se Kombëtarja “kuqezi” krahas Anglisë, në grup është edhe me Poloninë, Hungarinë, Andorrën, dhe San Marinon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat