Kampionët tentojnë Bajram Jashanicën

Futboll

Kampionët tentojnë Bajram Jashanicën

Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:48
Kampionët tentojnë Bajram Jashanicën

Kosta Grillo ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News“, të moderuar nga Altin Sulçe, ku ka zbuluar një objektiv të bujshëm të Tiranës.

Komentatori i njohur ka nxjerrë në dritë planin e bardhebluve për merkaton e verës, ku synojnë një ish të Skëderbeut. Bëhet fjalë për Bajram Jashanicën, i cili sipas Kosta Grillos ka qenë i pranishëm së fundmi edhe në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi“.

“Do të thoja që te Tirana, meqënëse është një dyshe shumë e fuqishme korçarësh, Tefik Osmani, drejtori, dhe Kristi Vangjeli, që janë të lidhur me Skënderbeun, mundohen të thithin ish-lojtarë të Skënderbeut, siç është Bajram Jashanica. Djaloshi që luan te Ballkani.

Pardje ka qenë në stadiumin “Selman Stërmasi” i shoqëruar nga këto dy figura që përmenda. Kështu që nuk është çudi që në merkaton e verës Jashanica të transferohet”, ka thënë Kosta Grillo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat