Munishi ka “recetën” për të ndaluar Ibrën

Futboll

Munishi ka “recetën” për të ndaluar Ibrën

Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:07
Munishi ka “recetën” për të ndaluar Ibrën

Trajneri i mirënjohur në Kosovë, Ismet Munishi ka folur së fundmi rreth takimit të parë që Kosova ka për kualifikueset e Katar 2022, e cila i vendos Dardanët përballë Suedisë. Këta të fundit tashmë kanë rikthyer në radhët e tyre edhe Zllatan Ibrahimoviç, ndërsa Munishi tregon edhe mënyrën se si mund të ndalet sulmuesi.

Ndër të tjera, Munishi shprehet se kampionati i Kosovës nuk mund të nënvlerësohet pasi shumë prej futbollistëve aktualë të ekipit Dardan ka dalë nga ajo Superligë.

“Gjysma e reprezentacionit është produkt i Superligës duke nisur nga Rashica, Rrahmani, Muriqi e mos t’i përmend të gjithë me radhë.

Kam thënë edhe më herët se vazhdon të nënçmohet Superliga e Kosovës. Në ndeshjen e fundit ndaj Litanisë ka mundur të jetë edhe Mirlind Daku. Kanë mundur të aktivizohen edhe portierët Visar Bekaj apo Betim Halimi”.

Ibra? “Mendoj se trajneri duhet të punojë në aspektin ekipor. Ibrahimovicit duhet t’i ndërpritet oksigjeni më herët dhe jo të shpërbehet shumë më topa”, u shpreh Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat