Tmerrohen lojtarët e dy kombëtareve! Gjyqtari bie pa ndjenja në fushë

Futboll

Tmerrohen lojtarët e dy kombëtareve! Gjyqtari bie pa ndjenja në fushë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:55
Tmerrohen lojtarët e dy kombëtareve! Gjyqtari bie pa ndjenja në fushë

Tmerrohen lojtarët e dy kombëtareve! Gjyqtari bie pa ndjenja në fushë!

Lojtarët dhe të pranishmit në stadium janë tmerruar, në minutën e 81’ të ndeshjes, mes Bregut të Fildishtë dhe Etiopisë.

Arbitri i ndeshjes, Çarles bulu, në minutën e 81’, bie papritur në fushë pa ndjenja, duke sjellë panik tek të gjithë.

Menjëherë pas kësaj, mjekët e të dyja ekipeve janë futur në fushë, për t’i dhënë ndihmën e parë, por gjyqtari ishte pa ndjenja. Në këtë situatë, ai është transportuar me urgjencë në spital, teksa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Bregu i Fildishtë fitoi 3-1 në këtë ndeshje, ku gjeti golin edhe mesfushori i Milanit, Frank Kesi, i cili shënoi në minutën e 19’ me penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat