PSG po lufton kundër kohës që ta mbajë Mbappen në “Parc des Princes”

Futboll

PSG po lufton kundër kohës që ta mbajë Mbappen në “Parc des Princes”

Më: 2 prill 2021 Në ora: 00:29
Kylian Mbappe

Paris Saint Germain po lufton që të mbyllë marrëveshjen e kontratës së Kylian Mbappe para se ajo të skadojë.

Marrëveshja e tanishme e francezit skadon në vitin 2022, dhe sipas “Le Parisien”, PSG-ja është në hall që ta mbyllë këtë marrëveshje dhe ti rinovojë kontratën Mbappes para këtij afati.

Kontrata sipas artikullit kap shifrën nga 120 deri në 150 milionë.

Duke marrë parasysh që PSG është njëra nga klubet më të goditura nga pandemia COVID-19, ata kanë regjistruar humbje rreth 300 milionë euro.

Real Madrid si gjithnjë po monitoron situatën dhe po kalkulon një transferim të mundshëm në mes të Haaland dhe Mbappes.

Mbappe ka deklaruar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen, duke shpërndarë një valë panike në klubin parisien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat