Reagon ashpër legjenda e futbollit: Paçarada - emër i madh, e duam a se duam?!

Futboll

Reagon ashpër legjenda e futbollit: Paçarada - emër i madh, e duam a se duam?!

Nga: K.G. Më: 5 prill 2021 Në ora: 00:25
Reagon ashpër legjenda e futbollit: Paçarada - emër i madh, e duam a se duam?!

Legjenda e futbollit, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur i viteve të 70-ta dhe të 80-ta, reagon ashpër për mbrojtësin e  St. Paulit, Leart Paçarada, që sot u tërheq nga Kombëtarja e Kosovës, për shkak të pakënaqësive me selektorin Bernard Challandes.

Learti është djali i ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut.      

“Paçarada - emër i madh i futbollit, e duam a se duam?!

Image

Esat Mehmeti

Learti është një ndër lojtarët më standard i Kombëtares sonë që luan qe 6 vite në ligën e dytë të Gjermane. 

Për mua kjo kategori e Bundesligës gjermane është e barabartë me ligën e parë zvicerane. 

Pse po e bëjë këtë krahasim? 

Sepse 80%  të lojtarëve që  kanë luajtur e po luajnë standard për kombëtaren tonë,  vijnë nga kampionati zviceran nga është edhe vet selektori i jonë...

Ndoshta pengesë e mos aktivizimit të Leartit në lojën e kombëtares është pse nuk luan në kampionatin zviceran , apo pse është djali i  Shukri Paçaradës, emër i njohur i futbollit të Kosovës?

Jam i bindur se shtabi teknik i kombëtares nesër do ti përkulet Leartit e do ta shikojnë  e llogarisin 100% për 100% ndryshe...

'Pasi që Learti me siguri sipas burimeve të sigurta do të kaloj shpejt në një ekip  të madhe të Bundesligës gjermane. 
Si një mik i familjes Paçarada e kuptojë dhe arsyetojë mllefosjen e drejtë të Leartit për rezultate të dobëta të kombëtares sonë dhe mos aktivizimin e tij.

Këshilla ime është të mos ngutet e rishikoj vendimin për largim, të dyja palët trajner – lojtar - FFK të ulen e publikisht ta analizojnë e miratojnë  një vendim të drejtë. Trajnerët e lojtarët shkojnë  e vijnë.

Kombëtarja e Kosovës po çalon, nevojitet ndryshim teknikë e taktikë në  lojë dhe ristrukturim. I bindur se , kemi grup të lojtarëve për rezultate më të mira”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij një facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat