Arrestohet tifozi nga policia, ofendoi gjyqtarët dhe futbollistët në ndeshjen Ballkani – Prishtina

Futboll

Arrestohet tifozi nga policia, ofendoi gjyqtarët dhe futbollistët në ndeshjen Ballkani – Prishtina

Më: 5 prill 2021 Në ora: 10:00
Ilustrim

Kryendeshja e javës së 27-të në Superligën e Kosovës i ka takuar Prishtinës.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka qenë nikoqir i skuadrës kryeqytetase.

Ndeshja e zhvilluar në pasditën e djeshme i ka takuar Prishtinës me rezultat minimal, 0:1.

Në këtë ndeshje, i doli punë edhe Policisë së Kosovës.

Kjo humbje duket se e ka nervozuar një tifoz të Ballkanit, i cili ofendoi gjyqtarët dhe futbollistët.

Kështu, zyrtarët policorë kanë arrestuar tifozin në fjalë.

Më poshtë gjeni raportin e plotë të Policisë së Kosovës:

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Stadiumi i Qytetit, Suharekë 04.04.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas ndeshjes futbollistike kishte filluar ti fyej, referat dhe lojtarët, por pas reagimit të policisë i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat