Java e 14-të e Albi Mall Superligës së Kosovës është përmbyllur me dy ndeshje me shumë gola dhe emocione, ku Drita dhe Ballkani dolën fituese.
Drita ka shënuar fitore dramatike 4:3 ndaj Feronikelit 74, në një ndeshje ku u realizuan plot shtatë gola.
Feronikeli 74 kaloi në epërsi që në minutën e dytë me Albin Prapashticën, por Drita reagoi në minutën e 16-të, kur Besnik Krasniqi barazoi shifrat. Vetëm shtatë minuta më vonë, Eduard Rroca shënoi për 2:1, duke ia dhënë epërsinë skuadrës gjilanase.
Megjithatë, Feronikeli 74 nuk u dorëzua dhe në minutën e 37-të Ibrahim Cërvadiku realizoi për 2:2. Drita e nisi më mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 47-të Blerim Krasniqi shënoi për 3:2.
Por, gjashtë minuta më vonë, Lorik Dobratiqi riktheu baraspeshën në 3:3.Mirëpo, golin e fitores për Dritën e realizoi Oniks Grezda në minutën e 59-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4:3.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 27 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë, ndërsa Feronikeli 74 mbetet i shtati me 15 pikë.
Fitore me përmbysje regjistroi edhe Ballkani, që në stadiumin e qytetit në Therandë mposhti Gjilanin me rezultat 3:1..