Ferizaj i Arbnor Morinës kalon Prishtinën e Re, ngjitet në vend të dytë

Futboll

Ferizaj i Arbnor Morinës kalon Prishtinën e Re, ngjitet në vend të dytë

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 17:39
Ferizaj me kryetrajner të ri, Arbnor Morinën, ka marrë veten

Ferizaj, nën drejtimin e trajnerit të ri Arbnor Morina, po kalon një periudhë pozitive dhe gradualisht po ngjitet në kreun e tabelës.

Puna e trajnerit Morina ka dhënë rezultat, pasi Ferizaj është ngjitur nga pjesa e poshtme e tabelës në vendin e dytë, pas javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovës.

Në kryendeshjen e kësaj jave, Ferizaj triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Prishtinës së Re, duke marrë tri pikë të rëndësishme dhe duke krijuar qetësi për vazhdimin e kampionatit.

Pas kësaj fitoreje, Ferizaj renditet në vendin e dytë, ndërsa Prishtina e Re zë vendin e tretë me 33 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat