Shqiptari në telashe, ndalohet nga policia e Spanjës, akuzohet ....

Futboll

Shqiptari në telashe, ndalohet nga policia e Spanjës, akuzohet ....

Më: 6 prill 2021 Në ora: 15:32
Shqiptari në telashe, ndalohet nga policia e Spanjës, akuzohet ....

Sulmuesi shqiptar i Levantes, Enis Bardhi, është duke u hetuar nga policia spanjolle për zotërim të patentë shoferit të falsifikuar dhe për shkeljen e sigurisë së trafikut.

Bardhi u ndalua nga policia të hënën gjatë një kontrolle në veri të Valencias.

Sipas mediave spanjolle, policia ia ka konfiskuar atij patentë shoferin, nën dyshimet se është i falsifikuar, si dhe makinën e tipit Porsche Panamera.

Policia e kishte thirrur një mik të futbollistit shqiptar për ta marrë atë në vendin e ngjarjes.

Bardhi akuzohet për shkelje të sigurisë rrugore dhe për falsifikim të dokumenteve, sipas mediave spanjolle.

Ai do të përballet me gjobë dhe me pasoja ligjore për shkelje të rregullave të trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat