Pioli kërkon përqëndrim: Nuk ka më finale

Futboll

Pioli kërkon përqëndrim: Nuk ka më finale

Më: 10 prill 2021 Në ora: 12:42
Pioli kërkon përqëndrim: Nuk ka më finale

Shtatëdhjetë e nëntë ndeshje në krye të Milanit, duke parakaluar Gatuzon. Jo keq për Stefano Piolin që u mor si trajner kalimtar, por ndërkohë po mbyll sezonin e dytë si kuqezi.

Ndeshja me Parmën sot në 18:00 është një sfidë delikate për sezonin pas rivalët e “Djallit” janë afruar, megjithatë, në konferencën për shtyp mbizotëroi qetësia tipike e tekniku.

Gjatë javës është folur për gjithçka, por jo për Parmën. Çfarë prisni?

Nuk më pëlqen koncepti i nëntë ndeshjeve për t’u luajtur, ndaj mendojmë vetëm për Parmën. Duhet përballuar në maksimumin e mundësive pa përsëritur gabimet e bëra kundër Sampdorias. Parma ka shpejtësi dhe cilësi, megjithatë e vlerësoj përqendrimin e djemve të mi në përditshmëri ndaj le të zbresim në fushë e të tregojmë se çfarë niveli kemi.

Cilit gabimi i druheni më tepër nga ekipit?

Të gjithë bëmë diçka gabim, por nuk mund të mendojmë më për takimin e së shtunës së kaluar. E dimë sa vlen ndeshja me Parmën për ne. Nëse ruajmë mesataren e pikëve që kemi pasur deri më tani mund të mbyllim sezonin me 80 pikë, çka nuk do të ishte keq.

Na bëni dot një buletin mjekësor mbi të dëmtuarit?

Kalabria është më mirë dhe mund të na bashkohet gjatë javës tjetër. Manxukiçin e njohim se çfarë profesionisti është, por nuk pati fat. Uroj që të na japë diçka në këtë fund sezonit. Diaz është në rregull e do të vijë në Parma, ndërsa nuk besoj se do të mundet Romanjoli.

Gatuzos ia keni kaluar për numër pankinash te Milani. Dëshironi t’ia kaloni edhe Alegrit?

Në këtë klub ndjehem mirë ashtu si edhe me lojtarët e drejtuesit. Punojmë për ta rikthyer Milanin në normalitet dhe Europa ka rëndësi.

Champions-i dhe rinovimi i Donarumës, do ishte bukur apo jo?

Djemtë janë të gjithë të qetë dhe është normale që të dihen disa gjëra përpara se të ndërmerren hapa, megjithatë Xhixhon e të tjerët i shoh shumë të fokusuar.

Jeni më shumë për estetikën apo për rezultatin? 

Çdo trajner e çdo skuadër ka identitetin e vet. Luajmë e mundohemi ta bëjmë në mënyrën më të mirë për të arritur fitoren. Se si vijnë rezultatet pastaj, është një çështje më vete për këdo. Te Milani kemi mënyrën tonë të të luajturit dhe lojtarët ndihen mirë.

A ndikoi fjala “titull” në frenimin tuaj?

E keni përmendur ju, por siç dihet, fjalët i merr era…

Keni shumë rivalë për një vend në Champions?

A është Milani në gjendje ta durojë presionin? Pa dyshim që po sepse kemi bërë hapa të rëndësishëm në aspektin sportiv e në atë mendor. Ndonjëherë vuajmë të arrijmë rezultatin pasi pësojmë, por reagimi nuk ka munduar kurrë. Kjo skuadër ka nevojë për ritëm e cilësi në mënyrë që të mos ketë vështirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat