​Manchester United në kërkim të Oblak

Futboll

​Manchester United në kërkim të Oblak

Më: 10 prill 2021 Në ora: 20:19
Jan Oblak

“Djajtë e Kuq” e favorizojnë yllin e Atletico Madridit.

Manchester United dëshiron me çdo kusht që të nënshkruajë me portierin e Atletico Madridit Jan Oblak, raporton “90min”.

“Djajtë e Kuq”, ka kohë që e favorizojnë portierin slloven dhe tani thuhet se ai është i gatshëm që të largohet nga klubi spanjoll.

Oblak u transferua tek Atletico Madridi në qershor të vitit 2014-të, ku që nga ajo kohë, ka arritur të bëjë 220-të paraqitje, duke e mbajtur portën e paprekur në 119-të herë.

Atletico e vlerëson kartonin e portierit slloven afron 90 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat