Sonte do të mësojmë gjysmëfinalistët e parë në Champions

Futboll

Sonte do të mësojmë gjysmëfinalistët e parë në Champions

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:50
Sonte do të mësojmë gjysmëfinalistët e parë në Champions

Sfida që pritet me padurim në Champions League.

Sonte do të mësohen emrat e skuadrave të para që do të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kur sonte do të zhvillohen ndeshjet kthyese të çerekfinales.

Sonte në stadiumin e Seviljës, skuadra e Çellsit do të përballet me Porton, me epërsi 2-0 nga takimi i parë po ashtu i zhvilluar në këtë impiant futbollistik.

Ndërkohë në derbin e kësaj faze të garave në Ligën e Kampionëve, skuadra e Paris Sen Zhermenit ka epërsi 3-2 nga takimi i parë në Munih. Të dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat