Dede: Teuta dhe Partizani kanë lojtarë me eksperiencë

Futboll

Dede: Teuta dhe Partizani kanë lojtarë me eksperiencë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:55
Dede: Teuta dhe Partizani kanë lojtarë me eksperiencë

Ish-trajneri i kombëtares U19 dhe Tiranës në këtë sezon, Nevil Dede thekson se kampionati është në fazën vendimtare dhe diferencën e bën eksperienca dhe ekipet që kanë lojtarët me më shumë eksperiencë janë Teuta dhe Partizani. Nga ana tjetër, Dede shton se Tirana nuk duhej të linte pikë.

“Mendoj se tani duhet të merremi pak më shumë me arsyen se përse kjo Teuta po kryeson dhe përse renditja është në këtë pikë. Unë mendoj se Teuta dhe Partizani janë ekipet që kanë lojtarët me më shumë eksperiencë. Në fazën e fundit të kampionatit dhe në këtë presion, mes vështirësisë së madhe, ata që e bëjnë diferencën janë lojtarët me eksperiencë.

Ata përcjellin sigurinë, harmoninë në grup dhe aspektin psikologjik. Për mua Partizani dhe Teuta janë dy ekipet që kanë lojtarët me më shumë eksperiencë.

Por mua më habit Tirana se iu kthyen të gjithë dhe nuk arriti të fitonte dot, nuk mund të humbiste pikë këtë herë”, u shpreh Dede.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat