Emocinuese, përzgjedhësi i Zvicrës ka disa fjalë për futbollisten e ndjerë shqiptare

Futboll

Emocinuese, përzgjedhësi i Zvicrës ka disa fjalë për futbollisten e ndjerë shqiptare

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:39
Emocinuese, përzgjedhësi i Zvicrës ka disa fjalë për futbollisten e ndjerë shqiptare

Kombëtarja e Zvicrës në konkurrencën e femrave ka siguruar biletën për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian 2022.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Nils Nielsen, u shfaq i lumtur dhe i emocionuar pas ndeshjes. Gjatë intervistës për “SRF”, ai mes lotëve tha: “Këto vajza kanë aq shumë karakter, sa që është fantastike të punosh me to”.

Kujtojmë se misioni i trajnerit danez te “Helvetikët” filloi shumë keq. Në verën e vitit 2019, menjëherë pasi ai mori detyrën e përzgjedhësit, ai mori një goditje të madhe.

Ish-reprezentuesja e Zvicrës me prejardhje nga Presheva, Florijana Ismaili, vdiq tragjikisht në liqenin Como të Italisë. Florijana ndërroi jetë në moshën 24-vjeçare.

E, për Nils Nielsen e rëndësishme është që ish-futbollistja e tyre të mos harrohet as në momente suksesi.

“Shpresoj që Florijana të jetë krenare për bashkëlojtaret e saj” – tha përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës te femrat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat