Ramadani: Jam i lumtur me paraqitjen tonë, e kontrolluam ndeshjen

Futboll

Ramadani: Jam i lumtur me paraqitjen tonë, e kontrolluam ndeshjen

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:50
Zekrija Ramadani

Trajneri i Prishitnës, Zekrija Ramadani, ka folur për ndeshjen ndaj Arbërisë.

Kryeqytetasit i shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, dhe si duket këta gola mjaftuan që të arkëtonin tre pikë ndaj skuadrës së Arbnor Morinës.

Pas fitores, Ramadani u shpreh i kënaqur me rezultatin, por edhe me paraqitjen e treguar si dhe me kontrollin e lojës në përgjithësi.

Trajneri i kryeqytetasëve u shpreh se nëse ata luajnë këtë lloj futbolli, do të mund të përballeshin me çdo kundërshtar.

“Jam i lumtur me fitoren dhe është mirë që realizuam shpejt. Kjo na mundësoi që të kontrollojmë lojën”, tha ai.

“Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj edhe sot nuk ishte më ndryshe”, shtoi ai.

“Po ashtu edhe ndeshja dhe një fitore eventuale ndaj Dritës do të ishte fantastike pasi do të na mundësonte të ngushtonim distancën”, tha Ramadani.

“Mendoj se kemi kapacitetin për të përballuar çdo kundërshtar dhe shpresojmë ta përsërisim lojën pozitive njësoj si sot”, përfundoi Zekrija Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat