Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Reali, City dhe Chelsea do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve të premten

Futboll

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Reali, City dhe Chelsea do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve të premten

Më: 19 prill 2021 Në ora: 20:53
Jesper Moller

Lajmi për formimin e Superligës Evropiane e ka shokuar botën e futbollit. Dhe derisa pasojat e vendimit të rëndësishëm nuk do të dihen plotësisht për javë ose muaj, në mos me vite, të paktën një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s pret që skuadrat e përfshira në tentativën e re, të fillojnë të përballen me pasojat e vendimit të tyre sa më herët.

Kryetari i Federatës Daneze të Futbollit, Jesper Moller, ka thënë për gazetën DR Sport se pret që anëtarët e grupit ‘të shkëputjes’ që kanë mbetur në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, të përjashtohen nga gara më prestigjioze deri më tani.

“(Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea) do të përjashtohen dhe unë pres që kjo të ndodhë të premten. Pastaj do të shohim se si do të përfundojë Liga e Kampionëve”, ka thënë Moller.

“Doemos duhet të ketë një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të premten. Pres që 12 klubet të përjashtohen”, ka shtuar ai.

Për më shumë, dy pjesëtarë të tjerë të grupit ‘të shkëputjes’, Arsenali dhe Manchester Unitedi, ndodhen në Ligën e Evropës, ashtu që nëse ndodh ajo që thotë Moller, edhe këto dy klube do të përjashtohen nga gara e dytë evropiane për nga rëndësia.

Më herët gjatë ditës, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është zotuar se do t’i përdorë të gjitha mjetet dhe sanksionet në dispozicion për kundërshtimin e 12 klubeve që njoftuan për planet e tyre që t’i bashkohen Superligës Evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat