Perez – futbollistëve: Rrini të qetë, nuk do të përjashtoheni nga asnjë garë

Futboll

Perez – futbollistëve: Rrini të qetë, nuk do të përjashtoheni nga asnjë garë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 00:42
Presidenti i Superligës Evropiane, Florentino Perez

Presidenti i Superligës Evropiane, Florentino Perez ka theksuar se asnjë futbollist nuk do të përjashtohet nga asnjë garë.

UEFA sot ka kërcënuar klubet dhe futbollistët se nëse marrin pjesë në Superligën Evropiane do të denohen me largim nga garat e UEFA’s, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, Europa League, Kampionatin Evropian dhe Kampionatin Botëror.

Por, Perez ka theksuar se kjo nuk do të ndodhë.

“UEFA është një monopol dhe duhet të jetë më e hapur … Futbolli është në një situatë shumë të vështirë dhe ne mund ta shpëtojmë atë në këtë mënyrë. Ligjërisht ne do të shkojmë aq sa të jetë e nevojshme. Futbollistët mund të qëndrojnë të qetë, sepse asgjë nuk do të ndodhë (nuk përjashtohen nga garat) “, tha Perez për El Chiringuito.

“Gjithçka që kemi bërë është një shkrim publik për të filluar bisedën me UEFA. Ne nuk mendojmë se formati i ri Championsit do të funksionojë. Askush nuk mendon. Dhe ata duan ta fillojnë atë në vitin 2024! Dhe klubet do të vdesin deri atëherë! ”

“Ne kurrë nuk kemi menduar për një ligë plotësisht të mbyllur. Nuk eshte e vërtetë. Por ajo që jep para janë lojërat e mëdha. Dhe ne do t’i shpërndajmë ato para më shumë sesa UEFA”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat