Marcelo: Do të bëjmë ndeshje të mirë në Londër

Futboll

Marcelo: Do të bëjmë ndeshje të mirë në Londër

Më: 27 prill 2021 Në ora: 23:15
Marcelo: Do të bëjmë ndeshje të mirë në Londër

Marcelo, kapiteni i Real Madridit, ka folur pas barazimit 1-1 me Chelsean në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Reali nuk arriti që të fitojë sfidën e parë dhe tani i duhet patjetër barazimi prej 2 e më shumë gola nëse e dëshiron finalen, derisa Chelsea me 0-0 siguron biletën për në finale.

“Jemi mirë dhe të qetë. Do të bëjmë ndeshje të mirë në Londër”, tha Marcelo.

“Këtu punojmë të gjithë shumë dhe do të vazhdojmë edhe për ndeshjen e kthimit. Real Madridi do të luftojë deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat