Kjo është rruga e vetme e Dortmund që të mbaj Erling Haaland

Futboll

Kjo është rruga e vetme e Dortmund që të mbaj Erling Haaland

Më: 28 prill 2021 Në ora: 18:52
Kjo është rruga e vetme e Dortmund që të mbaj Erling Haaland

Sipas gazetës gjermane Bild, Chelsea tani është një nga favoritët për të nënshkruar me Erling Haaland.

20-vjeçari ka shënuar 25 gola në 26 paraqitje në Bundesligë këtë sezon dhe do të largohet gjatë verës– përveç nëse Borussia Dortmund siguron një vend në Ligën e Kampionëve.

Dortmund aktualisht pozicionohet në vend të pestë në Ligën e Gjermanisë, një pikë larg Eintracht Frankfurt në vendin e katërtë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Dortmund është shumë i kërkuar dhe shumë klube janë të interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit, ku çmimi i tij varion nga 100 milionë euro, me një pagë vjetore prej 30 milionë eurove gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat