Këto janë klubet e Kosovës të licencuara për garat evropiane

Futboll

Këto janë klubet e Kosovës të licencuara për garat evropiane

Më: 1 maj 2021 Në ora: 20:24
Këto janë klubet e Kosovës të licencuara për garat evropiane

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e këtyre klubeve të Superligës: FC Drita, FC Ballkani, FC Prishtina, SC Gjilani, KF Llapi, KF Trepça ‘89.

Për gara evropiane është licencuar edhe KFF Mitrovica, në konkurrencën e femrave.

Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nuk janë licencuar KF Drenica, KF Feronikeli, KF Arbëria dhe KF Besa.

Ndërkohë, KF Dukagjini, që është finalist i Kupës së Kosovës, është ende në proces, ngase si klub i rangut të dytë të garave ka procedurë të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat