Trajneri i Empolit i sigurtë për Bajramin

Futboll

Trajneri i Empolit i sigurtë për Bajramin

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:33
Trajneri i Empolit i sigurtë për Bajramin

Ditën e sotme, Empoli mund të sigurojë rikthimin në Serinë A, teksa pjesë e rëndësishme e skuadrës është edhe lojtari shqiptar, Nedim Bajrami, i cili është aktivizuar në 33 ndeshje të këtij sezoni. Mesfushori shqiptar ndër të tjera, ka realizuar edhe katër gola e gjithashtu ka kontribuar edhe me një asist.

Në këtë formë, 22-vjeçari ka rënë në sy edhe të klubeve të Serisë A si Sampdoria, megjithatë trajneri i Empolit, Alesio Dionisi shpreson ta shohë Bajramin në elitë me fanellën e Empolit, ndërsa thekson se ai është një lojtar i denjë për nivelin më të lartë të futbollit italian.

“Mankuzo dhe Bajrami kanë mundësi të hyjnë në Serinë A nga porta kryesore, ne mund ta arrijmë këtë objektiv dhe nëse bëjnë mirë dhe e meritojnë në fushë, atëherë do të bëjnë mirë edhe në nivelin superior.

Unë jam në vitin tim të dytë në Serinë B dhe ndoshta nuk më takon ta gjykoj, por për mua ata janë lojtarë të kalibrit të Serisë A. Shpresoj ta bëjnë këtë me fanellën e Empolit”, u shpreh trajneri Dionisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat